Zhvillimi i trurit tek fëmijët, atashimi dhe të mësuarit
Një libër nga Msc. Marsela Tarelli për zhvillimin e trurit, atashimin dhe procesin e të mësuarit.
Marsela Tarelli · 187 faqe · 2 lexuesNEUROEDUKIM PËR KLASA REALE
E vetmja platformë në shqip që sjell neuroedukimin nga teoria te praktika — materiale gati për t'u përdorur, pa përgatitje shtesë.
Arsimi sot ka nevojë për ty! Truri i fëmijëve nuk pret. Zbulo si funksionon vëmendja, kujtesa dhe emocionet e tyre dhe përdor mjete konkrete, jo vetëm teori akademike, që sjellin ndryshim real çdo ditë në klasë apo në shtëpi.
“Për herë të parë ndjej që kuptoj vërtet pse fëmijët sillen ashtu si sillen — dhe çfarë të bëj ndryshe.”— Mësuese Blerina, arsimi parauniversitar
KOLEKSIONI
Ky koleksion ndërthur neuroshkencën, psikologjinë e edukimit dhe përvojën praktike në mësimdhënie. Çdo libër synon t’i kthejë konceptet shkencore në strategji të qarta, aktivitete të zbatueshme dhe reflektime për klasën.
KOLEKSIONI
Një libër nga Msc. Marsela Tarelli për zhvillimin e trurit, atashimin dhe procesin e të mësuarit.
Marsela Tarelli · 187 faqe · 2 lexuesNjë fletore pune praktike për mësues që ndërthur neuroedukimin, sigurinë emocionale dhe marrëdhënien mësues–nxënës.
Marsela Tarelli · 70 faqe · 3 lexuesMaterial demonstrues – përmbajtja dhe skedarët shtohen nga paneli i administrimit.
Marsela Tarelli · 84 faqe · 0 lexuesPËR TË FILLUAR
Një libër mbi përvojën emocionale të mëmësisë, nga Elaine Heffner, përkthyer në shqip nga Marsela Tarelli.
Marsela Tarelli · 91 faqe · 4 lexuesNjë studim i hartuar nga Marsela Tarelli mbi rëndësinë e fëmijëve dhe zhvillimit të tyre.
Marsela Tarelli · 85 faqe · 3 lexuesSI FUNKSIONON
Shfleto fletoret e punës dhe posterat sipas temës — vëmendje, kujtesë, mendësi rritjeje, inteligjencë emocionale — dhe zgjidh atë që i përgjigjet nevojës tënde të momentit.
Çdo material vjen gati për printim, me udhëzime të qarta hap pas hapi. Pa përgatitje shtesë, pa kërkim orësh në internet.
Zbato teknikat në klasë ose në shtëpi dhe vër re si fëmijët përqendrohen më lehtë, mbajnë mend më gjatë dhe menaxhojnë më mirë emocionet e tyre.
PSE NEURO EDUKIMI
Neuroedukimi është një fushë ndërdisiplinore që kombinon neuroshkencën, psikologjinë dhe arsimin për të krijuar metoda dhe kurrikula më të përmirësuara mësimdhënieje.
Na ndihmon të kuptojmë si funksionon truri gjatë të mësuarit: si formohet vëmendja, si zhvillohet kujtesa afatgjatë, si realizohet vetërregullimi emocional dhe si ndikon marrëdhënia mësues–nxënës në zhvillimin njohës të fëmijës.
Në vend që të mbështetemi vetëm në intuitë apo traditë, Neuroedukimi na jep bazë shkencore për të kuptuar pse disa metoda funksionojnë më mirë se të tjerat.
PËRGJIGJE TË SHPEJTA
Aspak. Çdo material është shkruar në gjuhë të thjeshtë, pa zhargon akademik — i kuptueshëm për çdo mësues apo prind, pavarësisht nivelit të njohurive shkencore.
Fletoret e punës përmbajnë modele të gatshme dhe aktivitete praktike që ju mund t’i zbatoni me nxënësit pa përgatitje ekstra. Ato kanë seksionin që mund ta plotësoni vetë dhe planin tuaj personal të ndryshimit. Ato ndihmojnë në krijimin e një klase të qetë me nxënës të vëmendshëm dhe që kanë kujtesë afatgjatë. Puna niset nga krijimi i rutinave të komunikimit të shëndetshëm dhe miqësor me trurin. Më pas vazhdohet me ritualet e atashimit (marrëdhënia mësues-nxënës). Më pas kalohet te pjesët e trurit që lidhen me të nxënit dhe aktivitete praktike e reflektim real. Fletoret e punës kanë këshilla shumë të dobishme për përmirësimin e gjendjeve të trurit (Brain States) dhe si të krijojmë gjendjen e duhur, atë ekzekutive. Aktivitetet praktike për kultivimin e Mendësisë në Zhvillim do t’i gjeni aty si dhe metoda për integrimin e hemisferave në klasë. Zhvillimin e kompetencës së të mësuarit për të nxënë e gjeni me zhvillimin e strategjive të të nxënit, rritjes së pavarësisë në të nxënë dhe reflektimin e të nxënit me anë të Coaching Models dhe Coaching Conversations. Po ashtu do të gjeni ushtrime Brain Gym, teknika frymëmarrjeje, si dhe modele të disiplinës bazuar në neuroshkencë. Më të rëndësishmet: keni teknika për kujtesën afatgjatë dhe përmirësimin e vëmendjes.
Fletoret e punës për prindërit përmbajnë aktivitete praktike për moshën 6–11 vjeç si dhe 12–15 vjeç, për arsimin bazë të detyruar. Aktivitetet fillojnë që nga njohja me trurin e tyre në mënyrë të thjeshtëzuar e deri te përmirësimi i vëmendjes dhe kujtesës afatgjatë. Mësojnë të nxënit e vetërregulluar, ku ata vendosin qëllime apo objektiva të nxëni dhe punojnë drejt tyre me anë të modeleve të ndryshme si SMART, përcaktojnë pikat e tyre të forta dhe të dobëta me modelin SWOT dhe zhvillojnë të menduarit me anë të pyetjeve të fuqishme. Po ashtu mësojnë të integrojnë hemisferat me metoda si Six Thinking Hats, Cubing, SCAMPER, Brain Warm-Ups dhe Brain Gym. Mësojnë të kultivojnë një Mendësi në Zhvillim dhe Inteligjencë Emocionale me anë të vetërregullimit emocional.
Paketa e fletoreve të punës mund të përdoret për mësuesit e arsimit parauniversitar, niveli AF dhe AMU dhe AML. Ato janë zbatim praktik i librit Neuroedukimi për klasa reale. Nëse nuk keni kohë të lexoni librin, merrni paketën e fletoreve të punës dhe filloni direkt me udhëzime të qarta zbatimi që në shtator.
Materiale të ndara qartë për fëmijë 6–11 vjeç dhe 12–15 vjeç, si dhe përmbajtje të përshtatshme për prindërit e fëmijëve në moshë parashkollore.
Menjëherë pas pagesës, materialet dërgohen në email-in tënd në format PDF, gati për shkarkim dhe printim.
Po. Materialet janë menduar posaçërisht për përdorim në klasë, me shumë nxënës njëkohësisht.
Neuroedukimi.com është e vetmja platformë në gjuhën shqipe që sjell neuroshkencën e zbatuar drejtpërdrejt në praktikë — jo teori e përkthyer, por materiale të krijuara posaçërisht për realitetin e klasave dhe familjeve shqiptare.
Sigurisht — na shkruaj në email, Facebook ose Instagram dhe do të të përgjigjemi brenda 24–48 orësh.
ANGAZHIMI IM
Çdo material që krijoj kalon nëpër duart e mia si mësuese me 15+ vite përvojë — jo thjesht si autore. Nëse ndonjëherë ndjen që diçka nuk funksionon për ty, më shkruaj direkt: do të gjejmë zgjidhjen së bashku, qoftë me një material tjetër ose me këshillim personal.
Fillo taniPa abonim, pa kushte të fshehura — vetëm materialet që të duhen.
KONTAKT
Për pyetje, bashkëpunime ose informacion mbi materialet, na shkruani.